Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Ovacione në Prishtinë: “SERVANTES DHE DULCINEA” MREKULLOJNË NË “DODONË”

Servantes dhe Dulcine DodonaNë teatrin “Dodona” të Prishtinës mbrëmë, në kuadër të promovimit të ofertës turistike të Ulqinit për sezonin e ardhshëm,  është luajtur shfaqja “Servantes dhe Dulçinea”.

Ulqinakët kanë kënaqur publikun e cila e ka mbushur plotë sallën e këtij teatri. Sidomos ishin të kënaqur krijuesit kulturor nga Ulqini të cilët jetojnë në Kosovë, ndër të cilët ndodhet dhe dramaturgu Ali Llunji dhe regjisori Emin Halili. “Kjo nuk është shfaqje amatore, sepse çdo gjë është bërë në mënyrë profesionale”, tha Halili i cili inkurajojë regjisorin e shfaqjes Munib Abazi që të vazhdojë me projektet e reja.

Urimet për punën e bërë i dërguan dhe nënkryetarja e Qeverisë së Kosovës Edita Tahiri dhe përfaqësuesi diplomatik i Malit të Zi në Kosovë Radovan Milaniq.

Sponsor i qëndrimit të ekipit teatral “Servantes dhe Dulçinea” në Prishtinë ishte Organizata turistike e Ulqinit, drejtoresha e së cilës Zana Sarvan tha që Ulqini mysafirëve nuk i ofron vetëm plazhet e mrekullueshme, çmimet e volitshme dhe mikpritjen, por edhe përmbajtje të jashtëzakonshme kulturore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top