Sunday , July 22 2018
Lajmi i fundit

P. Royster: UNË NË ULQIN (1)

Zezaket ne Ulqin, Paula Royster, File KastratiShkencëtarja amerikane Paula Royster ka qëndruar kah mesi i muajit të kaluar disa ditë në Ulqin. Ajo ka mbledhur të dhëna për ardhjen e Harapëve afrikan në qytetin tonë, si dhe për jetën e tyre. Për UL-info ajo ka shkruar mbresat e veta për këtë qëndrim, të cilat i publikojmë në dy vazhdime.

Nëse duhet të  zgjedh një fjalë për të përshkruar Ulqinin, ajo do të ishte mirësia. Mirësia është një nga karakteristikat më  fisnike të njerëzimit  ngase ajo qëndron në dorë të të huajve dhe përfaqëson shpirtin e një populli të gatshëm të shkojë përtej status quo-së . Koha që kalova në Ulqin ishte e vlefshme – falenderuar mirësisë së të huajve të cilët tanimë janë kthyer në miq. Vizita ime u organizua nga Ambasada e SHBA në Podgoricë,  me objektiv për të treguar përpjekjet e shtetit tonë për t’u bërë ” një Union më i përsosur dhe i barabartë “, siç përfytyroi presidenti Abraham Lincoln.  Si shtesë përhapjes së lajmit të mirë të këmbënguljes , përkushtimit dhe vizionit për të ardhmen e një populli të cilit gjatë kohë i është mohuar e drejta e mbrojtjes së barabartë para ligjit, unë gjithashtu pata rastin të ndjek disa hulumtime lidhur me popullsinë afrikane në Ulqin, edhe ata të robëruar edhe ata të lirë, që është edhe tema e këtij shkrimi. Ndonëse Rizo me të drejtë është një figurë e çmuar në traditën e qytezës, duhet theksuar se ka pasur familje të tjera afrikane që kontribuan në kulturën dhe traditën e Ulqinit , emrat e të cilëve janë humbur apo harruar, por me ndihmën e arkivave të Tivarit dhe Cetinës, emrat e tyre do të ringjallen.

Maafa

 Maafa është një term Kiswahili për të përshkruar “ngjarje të tmerrshme” ose “fatkeqësi të madhe” dhe është termi i diasporës Afrikane për Holokaustin afrikan të cilin të gjithë sot e njohim si skllavëri. Kiswahili është gjuhë e pastër Nilo-Sahariane që flitej nga afrikanët lindor para pushtimit islamik arab të kontinentit, duke e bërë kështu gjuhën Swahili një përzierje të gjuhëve Kiswahili dhe gjuhës arabe.Harta Paola Është e rëndësishme të theksohet se tregtia Islamike arabe gjatë Mesjetës orkestrohej nga Tartarët apo turqit (arabët), mongolët (aziatikë) dhe Kozakët (rus) ku numri i viktimave vlerësohet në disa miliona. E gjithë tregëtia, qoftë Arabe,Islamiko-arabe apo Trans-Atlantike përfshinte privimin e dhjetëra miliona afrikanëve nga shtëpitë e tyre, familjet e tyre, traditat, zakonet dhe trashëgimitë,e aty qëndron trashëgimia ime.Tregtia islamike arabe është me interes të veçantë për mua, sepse ajo është shumë më komplekse edhe se ngjarjet e mëparshme edhe ato pasuese me pasoja po aq shqetësuese si ato në sistemin e skllavërisë amerikane. Shumë nga ata të vënë në kurthë të tregëtisë ishin nga zona e pesë liqeneve të mëdha të Perandorisë Bornu në  Afrikën Veri –Lindore, konkretisht, Sudani, Chadi, Nigeria, Kenia, Zanzibar dhe Etiopia. Burra, gra dhe fëmijë janë transportuar përmes Tripolit dhe Bengazit në rajonin e Ballkanit, si dhe në Azi dhe në Evropën Perëndimore. Kjo tregëti shpjegon se si Ulqini fitoi popullatë të skllavëruar afrikane të paktën 400 vite më parë.  Për ata që studiojnë këtë fenomen njerëzor, tregtia Arabe ka qenë gjithmonë e fokusuar në afrikanët e marrë nga Afrika Veriore dhe Lindore, por duke vizituar Muzeun e Tivarit, kam mësuar diçka shumë të re: simbolet e Afrikës të gdhendura në objektet që dikur përdoreshin si dyer zinin vend të spikatur në dhomën ku mbaheshin pajisjet për rafinimin e ullirit. Përveç kësaj, në Pallatin e mbretit Nikolla në Cetinjë, pashë një tjetër simbol në flamujt luftarak. Këto simbole quhen Adinkra (oon-DIN-KRAH) dhe janë përdorur nga Akanët e Ganës dhe Gyamanët e Bregut të Fildishtë të paktën që prej shekullit të 16-të.  Por, si erdhën këta njerëz Akan në Ulqin? Osmanlinjtë zaptuan Ifriqiya (ose atë çfarë ata mendonin se ishte e gjithë Afrika, por në të vërtetë ishte Carthage, Tunizi) në vitin 1534.  Bastioni i tyre ishte në Magreb dhe kjo u mundësonte të robërojnë afrikanët e Perëndimit nga pika e transferimit të Timbuktut përmes Carthage dhe deri te komunitetet bregdetare të Adriatikut si Ulqini dhe Tivari.

Harta Paola 12

Një zbulim tjetër  ishte ky vendvarrim i një bariu Afrikan  pa emër i cili ishte vrarë. Varrimet tradicionale afrikane diktojnë që anëtarët e familjes mbretërore të varrosen nën një pemë -me kokë të pozicionuar në drejtim të lindjes së diellit (agimi) dhe këmbë në perëndim (muzg). Afërsia dhe pozicionimi i këtij varri tregojnë se kushdo të ketë qenë ky person, u respektuan trashëgimia e tij afrikane dhe ritet funerale. Unë jam në pritje të kujtdo që mund të dijë detajet e fatit të këtij njeriu, përfshirë edhe emrin e tij.Harta Paola varri

                                                 Bariu Afrikan i Panjohur. Foto marrë nga Ismet Karamanaga

Një zbulim tjetër  interesant ishte brenda mureve të qytetit të vjetër (Kalaja) dhe Tivarit. Në shumë nga muret e këtyre fortesave ishin përdorur guaca të grimcuara qoftë për punë riparuese qoftë si pjesë e konfigurimit origjinal të strukturave. Kjo gjithashtu është edhe një praktikë që kam parë në kalatë e Ganës, si dhe në vendet e tjera kryesisht të Afrikës, ku strukturat kërkonin një epoksi të fortë. Meqë kalatë janë të vendosura në afërsi të detit, guaca kishte me bollëk. Përdorimi i tyre reduktonte kërkesën për ujë, zvogëlonte tkurrjen dhe mundësonte konzervim më të shpejtë sidomos në klimat e ngrohta / nxehta.

Meli afrikan apo “bukë misri” ishte një tjetër surprizë e këndshme në Ulqin. Në kontinent, disa ende përdorin melekuqe, por në diasporë, ne përdorim produktet e misrit dhe ndonjëherë i skuqim në një tigan (që quhet bukëmisri me ujë të nxehtë).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top