Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

P.Shkrela: NUK JEMI TË KËNAQUR ME PËRGATITJEN DHE FILLIMIN E SEZONIT

Prelja Skrelja, Prel ShkreliKryetari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve Prela Shkrela ka deklaruar se punëtorët turistik në Ulqin nuk janë të kënaqur me vizitën dhe numrin e mysafirëve.

„Sezoni po vonon. Plazhet janë të mbushura vetëm 40 për qind dhe kjo mjaftueshëm flet për vizitën sepse po i afrohemi gjysmës së korrikut. Kur nga Shtoji deri në qytet vihet pa aspak ndalesa, është e qartë që nuk ka ngarkesë. Pra, nuk mund të jemi të kënaqur“, tha ai për „Dan“.

Sipas fjalëve të tija, punëtorët turistik nuk janë të kënaqur me përgatitjen e sezonit. „Për atë çfarë kanë punuar në përgatitjen e sezonit, Komuna dhe Organizata turistike nota është dysh. Thjesht, asgjë që premtuan, nuk realizuan. Prandaj kërkoi nga kryetari i Komunës dhe përbërësit relevant të pushtetit ekzekutiv që të bëhen më serioz, sepse nuk do të ju tolerojmë më lëshimet që kanë bërë“, shtoi Shkrela.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top