Tuesday , January 19 2021
Lajmi i fundit

P.Shkrela: SEZONI KATASTROFAL, VETËM GRUMBULLOJMË MINUSE

Prelja Skrelja, Prel ShkreliKryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazheve dhe qiramarrësi i plazhit “Kopakaba”, Prela Shkrela, tha se situata me mysafirë është katastrofale.

“Është pikëpyetje a ka edhe pesë përqind të mysafirëve nga vera e vitit 2019. Mendojmë se asgjë nuk do të ndryshohet as në gusht edhe pse nga disa qarqe politike mund të dëgjohet se muajin e ardhshëm do të jetë më mirë”, deklaroi Shkrela për “Dan”.

Ai tha se disa kolegë të tij janë në mëdyshje a të mbyllin menjëherë objektet sepse shpenzimet janë më të larta se të ardhurat. “Të gjithë ne, pak a shumë, grumbullojmë minuse. Së shpejti do të jemi të obliguar të pushojmë punëtorë nga puna. Do të jetë e vështirë sepse bëhet fjalë për persona që punojnë shumë vite tek ne. Por çfarë të bëjmë kur nuk kemi mysafirë, qyteti është i zbrazët prandaj nuk ka as punë”, shtoi Shkrela.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top