Saturday , February 27 2021
Lajmi i fundit

Padi për uzurpimin e tokës: EDHE INSPEKTORI I POLICISË NË LISTË

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Komuna e Ulqinit ka dorëzuar dje 11 padi penale prokurorit themelor shtetëror kundër 13 personave të dyshuar për uzurpim të tokës shtetërore në Krythë të Ulqinit. Ato, siç thuhet në kundërshtim me ligjin kanë marrë për vete më shumë se dhjetë mijë metër katror. Pritet që së shpejti të dorëzohen paditë për 40 persona të tjerë, shkruajnë “Vijesti”.

Ndër ato kundër të cilëve është dorëzuar padija është edhe funksionari i lartë policor Stevo Jankoviq, i cili punon si inspektor në Departamentin për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Tivar.

Përfaqësuesi i komunës Burim Kroma në padi ka shkruar se Jankoviq ka uzurpuar afër 1.300 metër katror nga toka e komunës.

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka kërkuar nga fundi i prillit nga Sekretariati për mbrojtjen e pasurisë të iniciojë procesin për vërtetimin e uzurpimit të tokës në vendbanimet Krythë, Shtoj, Braticë, Kodra dhe Pinjesh.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top