Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

Pajoviq: ME ULQIN NUK DUHET TË UDHËHIQET NGA PODGORICA

Pozitivna Ulcinj, Pozitivna UlqinKryetari i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq ka thënë në konferencën për shtyp në hapësirat e kësaj parti në Ulqin që partia Pozitive ofron vizion të ri të Ulqinit, ofron ide të reja dhe gjithsesi njerëz të rinj. “Ato dëshirojnë dhe dinë që vizionin dhe idetë e reja për Ulqinin ti bëjnë realitet”, tha ai duke paralajmëruar që me “Ulqin më nuk duhet të udhëhiqet nga Podgorica”.

Sipas fjalëve të tija, kjo bëhet më së shumti përmes të Mirave detare. “Në këtë mënyrë  thithen paratë nga Ulqini dhe kjo është ajo gjë të cilën partia Pozitive do ta potencoj mbas rezultatit të mirë zgjedhor në Ulqin”, theksoi ai duke shtuar që kjo parti dëshiron të ndryshohet marrëdhënia diskriminuese ekonomike ndaj kësaj komunë.

Ai tha që për Malin e Zi Pozitiv çështja e Kosovës prej kohësh ka përfunduar. “Ne insistojmë që marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Kosovës të ngriten në nivel ambasadorësh. Shteti i Kosovës ka sjell paqe, siguri dhe stabilitet shumë më të madh në këtë regjion”, vlerësoi Pajoviq.

Deklaratën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

5 comments

  1. Dritanin per kryetar

  2. S pa di, tan nregull par kta reth ti nuk ta mushin synin dicka tan da panjoftun nuk i njef populli

  3. E pse vijn kta nga Podgorica pra!!

  4. Dritani isht persmarit, ishalla ka jeten e bahet 100 vjec. Kta rreth ti jan t panjoftun par edhe t pa koritun, kan shans me ba dicka edhe se sma merr menja se tesh fitojn shum vota. Me pas rrysk e me e pas edhe Mustafen me ta, kishin ba dicka t madhe n ket ven hajnash e profiterash

  5. I ka ardh Baba prej Podgorice..

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top