Pajoviq: ME ULQIN NUK DUHET TË UDHËHIQET NGA PODGORICA

Pozitivna Ulcinj, Pozitivna UlqinKryetari i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq ka thënë në konferencën për shtyp në hapësirat e kësaj parti në Ulqin që partia Pozitive ofron vizion të ri të Ulqinit, ofron ide të reja dhe gjithsesi njerëz të rinj. “Ato dëshirojnë dhe dinë që vizionin dhe idetë e reja për Ulqinin ti bëjnë realitet”, tha ai duke paralajmëruar që me “Ulqin më nuk duhet të udhëhiqet nga Podgorica”.

Sipas fjalëve të tija, kjo bëhet më së shumti përmes të Mirave detare. “Në këtë mënyrë  thithen paratë nga Ulqini dhe kjo është ajo gjë të cilën partia Pozitive do ta potencoj mbas rezultatit të mirë zgjedhor në Ulqin”, theksoi ai duke shtuar që kjo parti dëshiron të ndryshohet marrëdhënia diskriminuese ekonomike ndaj kësaj komunë.

Ai tha që për Malin e Zi Pozitiv çështja e Kosovës prej kohësh ka përfunduar. “Ne insistojmë që marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Kosovës të ngriten në nivel ambasadorësh. Shteti i Kosovës ka sjell paqe, siguri dhe stabilitet shumë më të madh në këtë regjion”, vlerësoi Pajoviq.

Deklaratën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…