Monday , December 16 2019
Lajmi i fundit

Pajoviq në Ulqin: KRIPORES I NEVOJITET MBROJTJA NDËRKOMBËTARE

DarkoKryetari i Kuvendit të Malit të Zi Darko Pajoviq të enjten ka vizituar Ulqinin.

Ai, siç transmeton CdM, ishte edhe në Kripore ku tha se kësaj hapësirë i nevojitet mbrojtja në nivel nacional dhe ndërkombëtarë.

“Mendoj se vetëm me këtë qasje vendet e reja të punës në Ulqin dhe Mal të Zi do të jenë realitet”, theksoi Pajoviq.

Ai rikujtoi një sërë ligjesh të cilat i solli Parlamenti, e kanë të bëjnë me zonat e mbrojtura në parqet nacionale të Malit të Zi, e që kanë të bëjnë edhe me Kriporen.

“Jo vetëm që nuk do të legalizohet asnjë objekt i ndërtuar pa leje, por ato definitivisht duhet të hiqen”, tha ai.

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    gjith bota ka me ardhe me ju regullue problemet tueja!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top