Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq do të iniciojë seancë dëgjimore të ministrit të zhvillimor dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe drejtorit të Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare Rajko Baroviq për shkak të pagesës së paligjshme të shtëpizave në Bunë.
Lideri i kësaj parti ka njoftuar se seancën dëgjimore e kërkon edhe për shkak të “shpenzimit të mjeteve financiare të cilat mblidhen për këtë gjë, e që nuk dihet se ku këto para përfundojnë”.
Thuhet se parat e mbledhura nuk investohen në territorin e komunës së Ulqinit, duke përmendur faktin se vetëm në vitin 2012 dhe 2013 janë nënshkruar kontratat me vlerë prej mbi 3,2 milion euro.