Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

Pallati Venecia: HAPET EKSPOZITA E ARTISTËVE NGA ULQINI

Ekspoyita 2Në “Pallatin Venecia”, në sheshin e Servantesit, të martën mbrëma u hap ekspozita e punimeve të artistëve ulqinak.

Punimet e veta i ekspozuan Allmi Suka, Bilal Nikeziq, Edin Kapllani, Mersiha Resulbegoviq – Mavriq, Naser Hasa dhe Vahida Nimanbegu.

Ekspozitën, të cilën mund ta shohin të gjithë që dëshirojnë në shtatë ditët e ardhshme, e hapi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq. Ai i uroi sukses artistëve në jetën dhe punën e mëtejme dhe theksoi se administrata lokale gjithmonë do t’i ndihmojë krijuesve.

Organizatorë të ekspozitës janë hoteli “Pallati Venecia” dhe Shoqata e Artistëve Ulqinak “Perla Blu”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top