Tuesday , September 25 2018
Lajmi i fundit

Pallati Venecia: HOMAZH RUDI GOGËS, ARTISTIT DHE KALALISË

Junuz MuharremiDashamirët e artit u kënaqën të dielën në mbrëmjen të cilën hoteli “Pallati Venecia” e organizoi në kujtim të artistit ulqinak Rudi Gogës.

Ato kishin mundësi të shohin tridhjetë piktura të Gogës, të cilët janë në koleksionin e pronarit të hotelit “Pallati Venecia”, si dhe filmin dokumentar të cilin për këtë artistë e incizoi Televizioni i Malit të Zi.

Për punën dhe krijimtarinë e Gogës, i cili vdiq në fillim të majit të vitit të kaluar, folën moderatori i mbrëmjes, piktorja Mersiha Mavriq, publicisti dhe gazetari Ismet Kallaba dhe piktorja Zuke Prelvukaj, gjersa në emër të familjes u falënderuar Junuz Muharremi.

Siç thuhet në prospektin i cili përcolli këtë manifestim, Rudi jo vetëm që kishte shpirt artisti, por edhe tërë jetën e tij ishte i lidhur me artin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top