Skulptura memorialë me bustin e bronztë të shkrimtarit më të njohur spanjoll Miguel de Servantes, u vendos në Kala, shkruan Vijesti.
Kjo skulpturë me lartësi 3,6 metër e porositi kompania “Real estate”, e cila është pronare e “Pallatit Venecia” në Kala.
Autor është skulptori i njohur shqiptar nga Tirana Bujar Vani.
Sipas fjalëve të pronarit të kompanisë “Real Estate” Qazim Resulbegoviq, ky është obligim i qytetit ndaj Servantesit. “Servantesi është pjesë e historisë tonë. Këtu gjithmonë e kishte vendin”, tha ai.