Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

(PA)MORALI I QYTETIT

Qytetarët e Ulqinit vërtetuan që nuk dinë me demokraci, dhe akoma më keq nuk dinë çfarë të bëjnë me liri. Për këtë arsye ne kemi pësuar humbje kolektive për vetëm 20 vite të tranzicionit, më saktë e thënë, kemi pësuar debakël, por ende të papërgatitur dhe të paaftë të kuptojmë arsyet dhe shkaqet pse na ndodh kjo gjë.

Për këtë arsye jam i sigurt që muajt dhe vitet e ardhshme do ti shpenzojmë në “gjuetinë e shtrigave”, dmth, do të kërkohet fajtorin për “rënie në barbari”. Njëjtë e di që nuk do të ketë as vullnet dhe as fuqi të pranohet përgjegjësia personale, si dhe faji, sigurisht. Sa do i madh që të jetë ai, për atë që është bërë dhe nuk është bërë, në këto dy dekada të tmerrshme biblike.

Por, ato që janë të pajisur me arsye dhe kanë vullnet dhe gatishmëri që të vërtetën ta shikojnë në sy do të mund të shohin, të paktën për vete: bashkëqytetarët tanë në tërë shekullin 20 për “faltoret” e veta , për parametrat e suksesit, me një fjalë, për çdo gjë që është e mirë, kanë konsideruar paratë, derisa njerëzit kanë lindur me frikë. Vitet e fundit të rinjtë ëndërrojnë të bëhen politikan, e shumë prej tyre për model marrin biznesmenët kontraverz, më saktë mafiozët. E kjo është kombinimi më i keq i mundshëm, i cili na solli hipokrizinë, dy ftyrësin, indiferencën, apatinë dhe deri tek urrejtja e shkencës dhe dijes.

Rezultati i gjithë kësaj është që në Ulqin njerëzit më së shumti kanë dëshirë jo të shohin më telenovelat e ndryshme televizive dhe të lexojnë libra, por kanë kaluar në doza më të rënda: të tmerrshme deri në dhimbje – reality show! Kemi raste që fëmijët në shkollën fillore dhe të mesme bojkotojnë ato që janë nxënës të shkëlqyeshëm. Kjo shoqëri thjesht duhet të dështoj! Edhe nëse vazhdimisht i thuhet që çdo përpjekje shoqërore është e kot dhe nëse ato që mbarojnë fakultet rekrutohen menjëherë në qëllime partiake, e gjithë situata bëhet më se e qartë. Në fund të fundit, shikoni vetëm, me disa përjashtime, udhëheqësit tonë të tanishëm: në personalitetet e tyre ndërthuren të gjithë vetit dhe karakteristikat e përmendura të këtij popull, që do të thotë që ato janë autentik, pra prodhim autokton. Ato nuk erdhën nga Zhablaku, as nga Rozhaja, as nga Kollashini. Të tanët janë ato, të tanët! Njerëz që besojnë se gjithmonë do të mbahen në funksionet e tyre për arsye të dëgjueshmërisë ndaj pushtetit dhe interesave krejtësisht personale, e jo për arsye të dijës së vet, punës dhe dobisë për komunitetin.

Prandaj, mos u hidhëroni më në askënd! Në vend të kësaj, përgatituni për rrugën e vështirë të mësimit dhe kërkoni këshillën më të mirë. Ka shumë shembuj në botë ku qytetet janë rilindur shpejt  kur qytetarët e tyre kanë treguar që e duan qytetin e vet dhe që dëshirojnë të mësojnë. Mbërriti vizioni, ndjenja e detyrimit, përgatitja që të punohet shumë dhe seriozisht.

Gëte e tha mrekullueshëm që “Zoti krijon prej asgjëje, e njerëzit nga rrënojat”. Kishte të drejtë dhe Platoni i cili tha që rruga kah e vërteta kalon nëpër gënjeshtër. Sepse, si mund ta njohim të vërtetën, nëse nuk e kuptojmë çfarë është gënjeshtra.

Them se është koha ta njohim gënjeshtrën dhe të vërtetën. Para së gjithash, të vërtetën për veten e vet, sepse e vërteta do të na çliroj. Dhe, Zoti i Mirë na qoftë në ndihmë!

Mustafa Canka

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top