Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Panairi i 19 i librit: MINISTRAT E KULTURËS SË KATËR SHTETEVE NË HAPJEN E MANIFESTIMIT

IMG-af71b6890c9771c0989911325ff76831-VNë Ulqin edhe këtë vit, për të 19 herë, do të mbahet Panairi i Librit. Këtë manifestim tradicional me 26 korrik në Ranë do ta hapin Ministrat e Kulturës së katër shteteve: Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Siç u ta të premten në prezantimin e organizuar në Tiranë, në panair do të marrin pjesë 70 ekspozues nga të gjithë vendet e rajonit.

Do të jepen çmimet “Liburna” dhe “Dega e ullirit” për titujt më të mirë.

Në këtë prezantim folën nënkryetari i Komunës së Ulqinit Astrit Hoxha, drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka, drejtoresha e Institutit për Promocionin e Librit nga Tirana Irena Toçi dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” Ismet Kallaba, i cili theksoi se Ulqini është qytet i kulturës, ndërsa ky manifestim është i rëndësishëm në korniza rajonale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top