“Panairi i librit” këtë vit do të mbahet në fund të korrikut dhe fillim të gushtit në Ranë, mëson portali UL-info.
Ky manifestim organizohet për të 13 herë dhe tashmë është bërë tradicional. Organizatorët, komuna e Ulqinit dhe Qendra kulturore, presin që këtë vit në panair do të mblidhen më shumë botues nga vendi dhe jashtë se sa vitin e kaluar, kur panairi ishte shumë modest.
Në këtë periudhë pritet edhe fillimi i manifestimit kryesor kulturor në qytet, “Skena verore”, e cila mbahet në Qytetin e vjetër.