Thursday , October 19 2017
Lajmi i fundit

Panairi i librit “Ulqin 2017”: EDHE KËTË VIT BOTUES NGA MBARË RAJONI

Panairi i librit, Sajam knjigaPANAIRIN I 17-të I LIBRIT “ULQINI 2017” do të mbahet nga data 10 – 14 gusht 2017, në ambientin e bukur të Plazhit të Vogël, njoftojnë organizatorët.

Panairi i Librit në Ulqin tashmë ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor dhe organizohet për 17 vite me radhë, duke mbledhë në një vend botues, librashitës, shkrimtarë e personalitete të shquara të kulturës nga mbarë rajoni.

“Qëllimi themelor i Panairit të Librit në Ulqin është dhënia e mundësisë të gjithë botuesve, librashitësve, shkrimtarëve, bibliotekave dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë që të shpalosin veprimtarinë e tyre botuese e krijuese, jo vetëm qytetarëve të Ulqinit, por edhe turistëve të shumtë që e vizitojnë Ulqinin gjatë sezonit veror, si dhe që të vendosin kontakte e të shkëmbejnë përvojat me njëri-tjetrin”, theksojnë organizatorët.

Hapja e Panairit do të bëhet më 10 gusht 2017, në orën 20, në Plazhin e Vogël të Ulqinit.

Të interesuarit për pjesëmarrje mund të paraqiten  në këto adresa elektronike:

biblioteka_ulqin@t-com.me ose astritsalaj@gmail.com.

 Sa i përket stendave, ato janë të siguruara nga organizatori.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top