Sunday , May 28 2017
Lajmi i fundit

Panairi i turizmit në Prishtinë: PREZANTOHET OFERTA E ULQINIT

 

Prishtina, PristinaPanairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit 2017 hap dyert për edicionin e saj të 14-të, më 20-21 Prill 2017, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kjo ngjarje e organizuar vazhdon të jetë aktiviteti më i rëndësishëm për promovim të turizmit të Kosovës dhe të rajonit, duke plotësuar kështu jo vetëm standarde ndërkombëtare të organizimit, por edhe duke sjellur gjithnjë risi, si për biznese ashtu edhe për vizitorë.

Ky event mbetet platforma kryesore e rritjes së biznesit, pozicionimit të brendit tuaj në industri, si dhe takimit me klientë dhe partnerë të rinj.

Në Panairin do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse ku do të jetë edhe Komuna e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top