Të premten në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës 2019’’, në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u hap panairi veror.
Në hapjen e panairit ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe drejtori OT Fatmir Gjeka, si dhe përfaqësues nga komunat e Plavës dhe Gucisë, zyrtarë institucionalë, deputetë, etj.
Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të Ditëve të Diasporës, ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave të tjera.