Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Panairi në Prishtinë: U PREZANTUA DHE KRIPORJA

pristina_okt13_3Në Panairin e bujqësisë në Prishtinë, në organizimin e Dhomës së tregtisë të Kosovës, kanë marrë pjesë dhe ekspozuesit nga Mali i Zi, është lajmëruar nga Dhoma e tregtisë.

Siç thuhet, në stendën e këtij institucion është promovuar ekonomia vendase, në mes tjerash dhe Kriporja “Bajo Sekulliq”- Ulqin.

“Produktet e Malit të Zi janë të njohura për konsumatorët në Kosovë, por mund të jenë më shumë të përfaqësuar. Pjesëmarrja në këtë panair ka treguar që interesimi për bashkëpunim ekziston, si dhe që investimet në marketing mund të paguhen shumëfish. Është vërtetuar që pjesëmarrja në panair është model efikas i promovimit të kompanisë dhe vendi në të cilin mund të mblidhen informata të ndryshme dhe të vlefshme, të takohen njerëzit e profileve të ndryshëm, të shkëmbehen eksperiencat, të vihet deri tek idetë e reja, të jepet informacioni mbi prodhimtarinë, si dhe në mënyrë të suksesshme të lidhet oferta dhe kërkesa”, pohojnë në Dhomën e tregtisë së Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top