Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

PAPËRGJEGJËSI E PAPARË E KOALICIONIT TË GJËRË

 

Skender Elezaga, Skender ElezagicKumtesë për opinion të Partisë socijaldemokrate Ulqin.

Ashtu siç e kemi parapa dhe e kanë paralujmrua këshiltarët tanë ne Kuvendin e Ulqinit, ne fillim të seancës, mledhja e tretë e seancës së parë të rregullt të KK Ulqin, mbaroi në mometnin kur këshilltarët përfunduan debatin për pikën e pestë prej, gjithsejtë 17 pikave të rendit të ditës.

Se fundi i shumicës së instaluar dhe të imponuar në Ulqin, do të jetë i këtille, është mujt të parashifet edhe nga shtyrja e thirjes së kësaj mledhjeje, e sidomos nga zhvarritja e fillimit të saj, për 31 korrik, ditën e fundit të seancës së rregullt pranverore.

Pas asaj çka u ndigjua gjat debatit për katër pikat e para – raportin mbi realizimin e të ardhurave buxhetore për gjasht muaj, ne shumën prej vetëm 16,3%, informatën për  (mos) realizimin e aktiviteteve në pregaditjen e sezonit turistik, raportin për realizimin e dy kredive  të marrun, në shumën 25 milion eur-o, të dedikuar për zgjidhjen e problemit të furnizimit me uj dhe kanalizim, prej të cilëve, për 18 muaj u sfrytëzuan 0 (zero) eur-o dhe sidomos, me rebalansin e buxhetit, deri tani të paparë, me anë të përfundimit të Kuvendit, eshtë e qart se këshilltarëve të shumicës asesi nuk i kishte konvenu ajo çka ishte ndigju gjat debatit për Llogarin përfundimtare dhe Raportin mbi punën e Kryetarit dhe të organeve të pushtetit lokal. Sidomos tani, kur zgjedhjet e parakohëshme të paralajmruara janë pothuajse të sigurta.

Nëse kjo është deri diku e kuptueshme, atëherë është krejtësisht e paqart dhe e papranueshëm  papërgjegjsia ekstreme dhe pandjenjshmëria e këshilltarëve të “koalicionit të madh”, të cilët lëshuan të verifikojnë Vendimin për plotëesimin e parë të Planit të objektëve të përkohshëm, të cilin Kryetari i Komunës e pruni  ne dorë të vet, pa nevojë dhe plotësisht jashta ligjit sepse Kuvendi ishte ne seansën e rregullt dhe u mund të mblidhet në çdo moment. Në këtë mënyrë, një numër të madh të qytetarëve, të cilët në bazë të këtij vendimi nxorën lejet e punës  i prunë në pozitë të vështirë, sepse ligji në këtë situat është i qart. Nëse një vendim i këtill nuk i dorzohet Kuvendit ne verifikim në mbledhjen e parë apo Kuvendi nuk e verifikon, ai pushon të vlejë.

Dhe jo vetëm kaq, me shmangjen e verifikimit të këtij vendimit, këshilltarët e shumicës, në mënyrë indirekte votuan mosbesim Kryetarit të Komunës, sepse mosverifikimi i këtyre vendimeve në mbledhjen e parë të Kuvendit është një nga kushtet ligjore për inicimin e proçedurës së votbesimit për Kryterin e Komunës.

Sidoqoftë,  e gjithë kjo jasht mase rikujton përfundimin e mandatit të parë të Nazif Cungut, i cili faktikisht morri fund pas një mbledhje të ngjajshme të Kuvendit, në korrik të vitit 2013.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top