Friday , August 17 2018
Lajmi i fundit

Para dhjetë viteve: VDIQ „ADMINISTRUESI I ZI I HAJDUKUT TË SPLITIT“

Pak kohë më parë u bënë dhjetë vite nga vdekja e njërit nga ikonat më të mëdha ulqinake të shekullin 20, legjendarit Riza Shurdha.

Gjatë tetë dekadave të jetës së tij të pasur ai ishte në Ulqin fotograf, peshkatar dhe bohem, në Zagreb bokser dhe kamarier, luftëtar në frontin e Sremit.“Ishte figurë markante, i bukur në mënyrë të pazakontë, i ngjante Muhamed Alit, ka magjepsur me sharmë dhe energji pozitive”, thotë kronisti Ismet Karamanaga, derisa Xhaudet-Xho Abazoviq shton: “Rizoja me të vërtet ishte simbol i Ulqinit dhe i Zezakëve ulqinak. Ndërsa ato ishin të zellshëm, të shoqërueshëm, solidar. Kishin kuptim krejt tjetër të komunitetit dhe shoqërisë nga ajo çfarë sot është bërë rregull: ngushtësi, vetjake, mjerueshëm. Kjo është parë më së miri gjatë peshkimit në Bunë, ku Rizon gjithmonë mund ta takonit, nëse nuk ishte në dyqanin e vet fotografik në Ranë”.

Kujtimi për të ruhet dhe në Hajdukun e Splitit, administruesi i të cilit ishte për Ulqin. A ka nevoj të ceket që me meritat dhe reputacion “të administruesit të zi të Hajdukut” ky klub futbollistik kishte më shumë anëtarë dhe simpatizues në Ulqin nga skuadrat shumë të popullarizuara të Beogradit, “Crvena Zvezda” dhe “Partizan”.

Me vdekjen e Rizos, zhduket Zezakët apo Harapët e vërtet të Ulqinit. Tani është vetëm një person, motra e Rizos, ka mbet pasardhësi direkt i tyre, nga të dy anët. Fëmijët e tyre që tani janë nga martesat e përziera dhe kryesisht nuk jetojnë në Ulqin. Ulqinit së shpejti do ti mbetet vetëm historia dhe kujtimet që e këto njerëz të mrekullueshëm në shekujt e fundit e bënë atë njërin nga qytetet më interesante në Adriatik.

One comment

  1. Pas rahmet, do te meten ne kujtimet tona per gjithmone. Posacerisht per mu, sepse ka vdek nje dite si nana jeme…
    Selam Marios dhe Shuquris!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top