Para sezonit: DREJTUESIT E DREJTORISË PËR PUNË INSPEKTUESE QËNDRUAN NË ULQIN

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjDrejtori i Drejtorisë për punë inspektuese të Malit të Zi Bozhidar Vuksanoviq dhe ndihmësi i tij Ilir Harasani kanë qëndruar të hënën në vizitë pune në Ulqin.

Ato u takuan me kryetarin e Komunës Nazif Cungun dhe bashkëpunëtorët e tij me të cilët biseduan për sfidat dhe bashkëpunimin në kryerjen e kontrollit të forcuar inspektues gjatë sezonit turistik.

Në takim janë evidentuar problemet me të cilët Komuna e Ulqinit më së shpeshti ballafaqohet, kështu që vëmendje e veçantë do ti jepet tregut të punës, në veprimtarin e hotelerisë dhe tregtisë, si dhe parandalimin e ekonomisë informate dhe dukurive të cilët prishin funksionimin e rregullt të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…