Paraja publike: INDIKATOR I FUNKSIONALITETIT TË NJË SHOQËRIE

Ilustrimi - 2E mira publike është instituti me të cilin përcaktohet hapësira simbolike e jetesës së një komuniteti, e hapur për të gjithë, pa privilegje për askënd. Njëkohësisht, me te kufizohet konkurrenca e interesave private nga bashkëpunimi i cili është karakteristik për hapësirën e dedikuar për shfrytëzimin e përbashkët. Pra, e mira publike është bazë e jetesës së përbashkët në kuptim të plotë, kështu që të vepruarit e përditshëm me të është indikator i besueshëm i funksionalitetit të saj, saktësisht i kuptimësisë së një komuniteti.

Meqë shteti është pronar i të mirës publike interesi i saj pasqyrohet në maksimizimin e dobisë së kësaj të mire për komunitetin më të gjerë shoqëror, gjegjësisht për qytetarët. E drejta e tyre është që këtë të mirë ta shfrytëzojë me kushte të barabarta. Prandaj ajo është shprehje e lirisë njerëzore dhe qytetare, e cila në shoqërinë demokratike është e bazuar vetëm e vetëm në normën juridike.

Po ashtu, jemi dëshmitarë se liria e shfrytëzimit të të mirës publike ekziston në atë masë të cilën e lejon pushteti publik. Ndërsa pushteti është i kufizuar me kushtetutën dhe ligjet, strategjitë, planet, programet dhe buxhetet, të cilët vet i ka miratuar.Ilustrim landscape SHQIP

Kontrolli i gjerë i mënyrës së ushtrimit të pushtetit është themeli i sistemit demokratik. Pushteti i përgjegjshëm dallon nga ai i papërgjegjshëm, para së gjithash, për nga mënyra e funksionimit dhe shpenzimit të mjeteve publike financiare të grumbulluara nga taksapaguesit.

Prandaj përfaqësuesit e popullit në Kuvendet shtetërore dhe të Komunës, organizatat joqeveritare dhe mediet duhet të tentojnë që dokumentet, shifrat dhe fjalitë disi më të komplikuara t’i bëjnë më të pranueshme dhe më të kuptueshme për opinionin e gjerë. Detyra e tyre është që qytetarëve t’i ndihmojnë në të kuptuarit e rëndësisë së planifikimit publik dhe të kontrollit të shpenzimit të financave publike, në mënyrë që ato të jenë sa më mirë të informuar për të gjitha këto çështje.

Në çdo rast, shpenzimi transparent dhe i përgjegjshëm i parave publike është simboli mbrojtës i shoqërive moderne dhe të rregulluara, ndërsa kyçja e të gjithë strukturave të shoqërisë në këtë proces është tregues i fuqishëm i shkallës së arritur të demokracisë.

Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediet: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OSHC si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. 

Logo za disclaimer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…