Gjatë tërë kësaj javë në Adriatikun jugor do të mbizotërojë mot me shi, njoftuan meteorologët.
Prej të martës era prapë do të forcohet, por, siç theksohet, nuk do të jetë e fuqishme si javën e kaluar.
Prej të mërkurës temperatura e ajrit do të rritet dhe do të jetë rreth 14 gradë Celsius, ndërsa prej të shtunës prapë do të bijë për 4-5 shkallë.