Sipas parashikimit të meteorologëve, edhe në dy ditët e ardhshme në Adriatikun jugor do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme.
Prej të dielës do të ketë më shumë diell, ndërsa mot i tillë do të mbizotërojë deri të mërkurën.
Në tërë këtë periudhë, temperatura e ajrit do të sillet rreth 13 gradë Celsius.