Shërbimi i Parkingut: PIKA E KARIKIMIT ELEKTRIK TË AUTOMJETEVE EDHE NË ULQIN

Elektricne punioniceNdërmarrja “Shërbimi i Parkingut” nga Ulqini në bashkëpunim me vetëqeverisjen vendore, filloi aktivitetet për rregullimin e hapësirës për vendosjen e pikës për karikimin e automjeteve elektrike në lokalitetin përgjatë anës së djathtë të Bulevardit “Teuta”, në afërsi të objektit gastronomik “Kallaba”.

Pika e karikimit elektrik të automjeteve i është ndarë Shërbimit të Parkingut përmes programit të përkrahjes së projekteve që kanë synim zhvillimin e qëndrueshëm.

Vendosja e këtyre pikave karikuese është pjesë e projektit Zhvillimi i Turizmit me Karbon të Ulët në Malin e Zi të cilin e realizon UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, me përkrahjen financiare të GEF-it. (M.K. “Dan”).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…