“Parku ujor” në Ulqin: NË FUNKSION PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Nënshkrimi solemn i kontratës për ndërtimin e parkut ujor në Ulqin do të bëhet në fillim të dhjetorit. Me këtë rast planifikohet që opinionit ti prezantohet plani i akva-parkut në sipërfaqe prej 25,6 mijë metër katror në pjesën e pasme të Plazhit të madh, mëson Portali UL-info.

Nga kompania “Ulcinj akva park& Entertainment”, të cilën e themeloi kompania e njohur turke “Polin”, është thënë që punët përgatitore në parkun ujor më të madh në regjion do të fillojnë menjëherë në mënyrë që sezonin e ardhshëm objekti të jetë i përfunduar. “Kjo do të jetë plus i madh në ofertën turistike të Ulqinit”, njoftohet nga kompania me bindje që në mënyrë të konsiderueshme do të rritet çmimi i objekteve në afërsi të akva parkut të ardhshëm.

Nga komuna theksojnë që zyrtarët më të lartë malazez janë të njoftuar në mënyrë të hollësishme me këtë projekt dhe që e përkrahin fuqimisht realizimin e tij.Akva park Grafika, Plani, Harta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë