Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Partia serbe: MISS SHQIPËRIA NË ULQIN – PROMOVIM I SHQIPËRISË NATYRALE

Jovan VucuroviqKonkursi për Miss Shqipëria 2014 këtë vit do të mbahet në Ulqin nga data 20 deri më 27 qershor. Marrëveshjen që Shqiptarja më e bukur të zgjidhet në Ulqin e ka komentuar Jovan Vuçuroviq, zëdhënësi i Demokracisë së re serbe (NOVA). Ai tha që vetëm Partia demokratike e socialistëve (DPS) mund të përgjigjet se a është mbajtja e këtij manifestim promovim i Shqipërisë natyrale apo është diçka tjetër.

“Kjo nuk është asgjë e re. Ky manifestim simpatik është, në fakt, promovimi i të ashtuquajturës Shqipëria natyrale dhe demonstrimi i politikës së Koço Danajt, nga kush gjoja distancohet Partia demokratike e socialistëve”, tha Vuçuroviq për të përditshmen “Dan”, duke shtuar që mbajtja e zgjedhjeve për Mis Shqipëria në Ulqin është surprizë vetëm për ato që absolutisht nuk i përcjellin ngjarjet në Mal të Zi dhe për ato që bëhen naiv.

“Paramendoni që mis i Republikes Serba të mbahen në Nikshiq, i cili përndryshe ishte qendra e Hercegovinës së vjetër. Kjo do të ishte sigurisht dramë dhe përçatje e paparë e PDS-së dhe i partive të ngjashme”, shtoi Vuçuroviq.

Ai theksoi që pikërisht për këto ngjarje që përgatiten në Ulqin më së miri mund të përgjigjen njerëzit nga PDS-ja të cilët për shkak të qëllimeve të tyre politike, nevojave dhe interesave të kryetarit të tyre shpesh kanë flirtuar dhe bashkëpunuar me lëvizjet më ekstreme të regjionit.

One comment

  1. O mas na caj par zotin beth.. ta kishti dash ju Malin e ZI shtet pse skeni votu ne refedum na leni rahat edhe mis Shqiprija ju banka havale par ju sdini mi shti kry Ulqini isht Vend Shqiptarsh por per fat te keq jetojm ne Mal te zi.Par ju as vet smuneni me kuptu keni ra ne nje popull shum te but ketu ne Ulqin se te kishn qen ne vend te tjeter tjerasi kishte qen par tu rihet me dur ne xhep edhe dura.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top