Sunday , March 29 2020
Lajmi i fundit

Partia Socialdemokrate: PRANOHEN AMANDAMENTET TONA PËR FINANCIMIN E AKTIVITETEVE TË OJQ “AMANETI”

Naser ResulbegoviqNe ujerat e lajmeve jo fort inkurajuese te Ulqinit, theksohen te dhenat qe rrjedhin nga OJQ ,, Amaneti” per nje perkushtim te jashtezakonshem te te rinjve entuziast te cilet sigurojne ushqimin falas per qytetaret nevojtare.
Ditet e fundit, numri i shujtave te nxehta ka arritur ne 250, gje qe tregon madheshtine dhe rendesine e misionit te kesaj organizate dhe njekohesisht tregon nevojen e qytetit per nje ndihme te tille.
Per kete arsye duam te shprehim kenaqesine tone qe Kuvendi i ulqinit e ka aprovuar Amandamentin te cilin e ka propozuar keshilletari i Partise Socialdemokrate,Naser Resulbegoviq, me te cilin parashikohet qe buxheti i komunes per vitin 2020 te perfshije edhe finansimi i ketij aksion humanitare te OJQ Amanetit me nje shume prej 13.500 euro.
Me kete rast, falenderojme anetaret e Komisionit te ekonomise, finansave dhe buxhetit, si edhe propozuesin e buxhetit te cilet e kane aprovuar kete, por edhe amandamentin e dyt te keshilltarit tone, me te cilin eshte planifiku qe ne pjesen kapitale te buxhetit te perfshihet shuma prej 30.000 euro, per ndertimin dhe rregullimin e parqeve per femije.
Shpresojme qe keto shembuj pozitiv te behen prakse ne punen e Kuvendit komunal pa marre parasyshe qe ato propozohen nga keshilletaret e rradhes se opozites.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top