Saturday , July 20 2019
Lajmi i fundit

Partneriteti me qytetarët: THEMEL DHE STANDARD I SHOQËRISË DEMOKRATIKE

Ilustrimi - 2Një nga shtyllat mbi të cilën bazohen shoqëritë e qëndrueshme dhe demokratike është pjesëmarrja e qytetarëve në krijimin e politikave publike. E drejta e tyre që të marrin pjesë në ushtrimin e punëve publike është standard demokratik dhe një nga parimet themelore të demokracisë liberale.

Një nga mënyrat më efikase për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në përcaktimin dhe mbikëqyrjen e politikave publike është kyçja e qytetarëve në procesin buxhetor – në fazat e hartimit, realizimit dhe mbikëqyrjes së buxhetit. Sepse, buxheti është dokumenti politik më i rëndësishëm gjatë vitit, si i komunitetit, ashtu edhe i institucionit publik, ndërmarrjes ose organit shtetërore. Më saktësisht dhe më thjesht, buxheti është politikë me shifra.

Në këtë kontekst është e kuptueshme pse kancelari gjerman Oto fon Bizmark shpesh theksonte se “90 për qind e politikës është politikë financiare, ndërsa as ato 10 për qind, për Zotin, nuk janë falas”.

Po ashtu, është fakt që nga koncepti i përcaktimit të prioriteteve fiskale dhe mënyrave të realizimit të tyre varet, në mënyrë të drejtpërdrejtë, cilësia e jetës së qytetarëve. Eksperienca na mëson se përmes buxheteve përthyhen qartë interesat e të gjithë aktorëve të rëndësishëm politik, para së gjithash të partive politike dhe grupeve të interesit, por edhe shumë shpesh neglizhohen nevojat reale të qytetarëve.

Niveli i ulët i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe të organizatave të shoqërisë civile në sferën e politikës fiskale, mungesa e iniciativave qytetare serioze në këtë fushë dhe injorimi i tyre nga ana e vendimmarrësve politik atje ku ekzistojnë, mungesa e kontrollit qytetarë në fazën e shpenzimit të mjeteve buxhetore, buxhetet të cilët në masë të pamjaftueshme pasqyrojnë nevojat reale të qytetarëve, kanë pasojë rrënimin e demokracisë dhe lulëzimin e korrupsionit.Ilustrim landscape SHQIP

Transparenca e buxhetit nuk do të thotë vetëm publikimin e të dhënave në faqen e internetit në forma të paqarta për shumicën e qytetarëve, por krijimi i partneritetit në mes qytetarëve dhe pushtetit sepse mënyra e shpenzimit të buxhetit do të ndikojë në jetën e tyre dhe të tërë komunitetit. Që ky partneritet të realizohet nevojitet që informatat që janë të rëndësishme për jetë në komunitet të jenë të qasshme për qytetarët.

Prandaj është kaq i rëndësishëm roli i mediave në shoqërinë demokratike. Sepse, informatat janë oksigjen, ndërsa mediat e lira “mushkri të demokracisë”.

Në këtë kontekst Qeveria malazeze ka miratuar Strategjinë e reformës së administratës publike deri në vitin 2020, që ka synim kyç pikërisht administratën publike efikase, profesionale dhe shërbyese në funksion të qytetarëve.

Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediet: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OSHC si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. 

Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top