Saturday , July 20 2019
Lajmi i fundit

Pas 34 vitesh: GJYKATA E APELIT SOLLI VENDIMIN PËR RASTIN “K1”

Apelacioni SudKomuna e Ulqinit duhet ti paguajë firmës “Rekreaturs” nga Budva 4.052.514 euro, shpenzimet e procesit me vlerë 137 mijë euro, si dhe interesin ligjor duke filluar nga 20 prilli i vitit 2012, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, në rastin e njohur si “K1”, mëson Portali Ul-info.

Gjykata Ekonomike në Podgoricë në fillim të korrikut të këtij viti solli aktgjykimin me të cilin Komuna e Ulqinit obligohet që për pushimoren e prishur të sindikalistëve të Ulqinit në Plazh të Madh të paguajë rreth 7,5 milion euro.

Në aktgjykim thuhet se dëmi duhet të paguhet në afat prej tetë ditësh nga pranimi i vendimit, kështu që me shumë mundësi do të vijë deri tek bllokimi i xhiro – llogarisë së Komunës së Ulqinit.

Prandaj Komuna e Ulqinit menjëherë pas pranimit të aktgjykimit lëndën e cila po gjykohet tash 34 vite ta dërgojë për revizion në Gjykatën Supreme të Malit të Zi.

One comment

  1. mir se po mjelet ulqini gjat veres por edhe gjat sezones se dimrit.

Komento te p Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top