Emir Dervishi, kik-boksieri i mirënjohur nga Ulqini, sportisti i vitit 2014 në këtë komunë dhe dy herë radhazi kik boksieri më i mirë në Mal të Zi në peshën deri në 75 kg, nuk ndalon me suksese dhe përfaqësime të denja si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Në turneun kombëtar të Shqipërisë, të mbajtur me 7 mars te këtij viti, si kik-boksier i pavarur nga Ulqini, ai u shpall fitues, duke mundur në finale me vendim të gjyqtarëve 2-1 kampionin e Kosovës, Korab Sinanin.
E përditshmja shqiptare “Panorama Sport” shkruan se Emir Dervishit, menjëherë pas përfundimit të turneut, iu ofrua mundësia të marr pjesë në kampionatin botëror në Portugali si përfaqësues i Shqipërisë.
“Si sportist i cili mundohet të përfaqësojë në mënyrë sa më dinjitoze komunën e Ulqinit, për fat të keq, jam i detyruar që të gjitha shpenzimet që i kërkon ky sport, e të cilët nuk janë të vogla, ti mbulojë vet, edhe pse si student kjo nuk është aspak e lehtë”, thotë Dervishi.
Me shpresë se Komuna e Ulqinit dhe bizneset private do të kthejnë sytë kah sportisti i vitit në Ulqin, Emiri do vazhdojë me suksese në të gjitha nivelet, e ndoshta së shpejti edhe në kampionatin botëror në Portugali.