Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

Pasuria e kryetarëve të komunave në Mal të Zi: CUNGU MË I PASURI

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu është më i pasuri në mesin e 21 kryetarëve të komunave në Mal të Zi, tregon analiza nga sajti i Komisionit për përcaktimin e konfliktit të interesit.

Siç shkruajnë “Dnevne novine”, vendin e parë kryetarit të Ulqinit ja sjell përfitimi vjetor nga kompania Cungu&Co, i cili në vitin e kaluar ishte 286.393 euro.

Thuhet që po ashtu ai ka rrogën prej 1230 euro, ndërsa është vullnetar në bordin e Ulqin biznes asociacionit. Krahas kësaj thuhet që ai ka disa patundshmëri dhe aksione në kompaninë “Transferimi i vlerave” në shumën prej 14 mijë euro , ku i transferoj të drejtat e veta drejtuese, si dhe kredi në shumën e 230 mijë euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top