Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Paula Royster: UNË NË ULQIN (2)

Paula me FilenPata fatin që të qëndroj në Dolcino ku stafi ishte i shkëlqyer! Afërsia me zemrën e Ulqinit më mundësonte që të vëzhgoj komunitetin nga dhoma e gjumit, ndoshta ma më nga afër se nga cilido lokacion tjetër. Aroma e bukës së pjekur çdo ditë,  nënat që tregëtonin me fëmijët e tyre, miq të vjetër duke pirë kafe në kafenetë bri rrugës. Një qytezë e vogël me shumë karakter dhe sharm është ëndërr e çdo antropologu.  Ishte lehtë të ndjehem si në shtëpi, gjë që edhe e bëra.

Një nga takimet e mija të para ishte me Mustafën.  Çdo qytet ka nga një personalitet si Mustafa, por jo çdo qytet ka nga një institucion të quajtur Mustafa. Ai është plotë sharm me shkëlqim ëngjujësh. Përulësia e tij e madhe por e hirshme është një përkujtuese asaj çka pjesa tjetër e njerëzimit duhet të përpiqet ta mishëroje.

Shprehi respekt për kohën që kryetari i Komunës Nazif  Cungu më dedikoi për të më dëshiruar mirëseardhje në Ulqin. Ai është vizionar mirë i informuar dhe uroj ti ndihmoj në projekte të ndryshme kulturore kurdo që të jipet rasti.

Drekën e kalova me të shquarin Ismet Karamanaga, shume të dedikuar ndaj ruajtjes së historisë, të pasuar me serenatat e Jusuf  Likës dhe kuartetit të Rotary Club-it gjatë një darke me pesë pjata. Çfarë? Unë duhej të ngrëja kurse grupi i Rotary Club-it ishte më i hareshmi në qytet!

Fëmijët e Qendrës me aftësi të kufizuara dhe ekipi i tyre i përkushtuar i profesionistëve të kujdesshëm më bënë të ndjehem me plot nderim – ishte kënaqësi të kaloj kohë me ta.

Munib Abazi dhe familja e tij janë thjeshtë njerëz të mrekullueshëm. Bisedova në stilin “veç po them/ just say in” me përfaqësuesit e Organizatës turistike, miqtë e mi në IPA Ulqin, Sabinën, Kapon (dhe babain e tij shumë të hijshëm), Gencin dhe gruan e tij të bukur, nxënësit e “Dritës”- lista vazhdon, por momentet më të paharrueshme për mua erdhën kur fillova të gjej gjurmët e tregtisë me skllevër në Ulqin.

Takova  Filjen 77-vjeçare, të bijën e Qamile Brashnjes, në shtëpinë e saj. Për derisa ajo nuk mbante në mend shumë për të kaluarën e saj, ose të paraardhësve të saj afrikan, më ranë në sy ngjyra e lëkurës së saj të errët dhe karakteristikat shumë të shquara afrikane të fytyrës së saj. Duart e saja ishin shumë të mëdha dhe të shtrembëruara prej jetës së vështirë, punës së rëndë, ashtu si i kishte edhe kurrizin dhe gjunjët.Te ajo unë pashë trashëgiminë e skllavërisë siç e kam parë atë në foto,vetëm se këtë herë ajo ishte shumë e vërtetë. Nazirja, kushërirja e Filjes nga ana e nënës së saj, ishte mjaft xhentile të më çojë te varrezat ku ishin varrosur prindërit e saj dhe më pas kemi biseduar për historinë e familjes. Si filloi bisedën, ajo nuk e kujtonte shumë fëmijërinë e saj derisa pa fjalën “Shtoj.” Ajo menjëherë filloi të flasë për vizitën në fermën e xhaxhait të saj kur ishte fëmi dhe u angazhua që pas largimit tim të regjistrojë ato lloje të kujtimeve me një person të tretë të besuar.

Për një vit, unë kam studjuar emrat e fiseve afrikane të zënë kurth brenda mëkateve të tregtisë me skllevër; kam kërkuar nëpër ndërrimet e Mbretërive dhe luftërave, kam kërkuar mes përkthimeve të Ibn Khaldunit dhe Leo Africanus, herë me sukses herë pa sukses, derisa takova atë.

Ishte një takim i paracaktuar por jo i finalizuar deri disa orë para se të zhvillohej, por ndodhi dhe unë më në fund gjeta përgjigjen në pyetjen time. Halima është një grua me përmasa mesatare, mosha e së cilës është vështirë të përcaktohet ngase lëkura e saj është shumë elastike. Fjalët e para që ajo m’i tha ishin” Unë jam Harapësh. Unë jam Harapësh! “Buzëqeshja e saj ishte rrezatuese dhe zëri i saj i fortë e i sigurtë dhe ne u lidhëm menjëherë-shpirtërisht. “Më në fund”, mendova, “Unë gjeta motrën time të humbur.” Emri i fisit që rrëmbeu babanë e saj nga fshati i tij sudanez është Bugrele. Halimas iu kujtua se motra e babait të saj kishte ardhur nga Sudani për ta takuar, por ai nuk pranoi takimin sepse mendonte se ishte një mashtrim nga qeveria. Ata u larguan nga Shqipëria dhe ai vdiq dy ditë më vonë nga një sulm në zemër duke humbur kështu mundësinë për të parë familjen e tij edhe një herë. Mjerisht, kjo është tragjedia e tregtisë me skllevër, por kjo pikërisht është arsyeja pse e hulumtoj atë. Fatet e f amiljeve të ndara janë po aq të dhimbshme sa janë të vërteta dhe i vetmi shans që ne kemi si qenie njerëzore për të siguruar që këto mizori të mos përsëriten është që t’i tregojmë historitë e atyre që vuajtën. Fshehja e së vërtetës shkon në dëm të kujtesës së tyre, luftën e tyre dhe u lejon atyre që vazhdojnë të përfitojnë nga sekretete së kaluarës të mbajnë pushtetin e tyre mbi pasardhësit. Nuk ka gjasa që psikologjia dhe sjelljet e skllavërisë të kenë përfunduar në momentin e çlirimit nga skllavëria dhe kjo mund të dëshmohet lehtë nga stilet e arratisjes. Për shembull, njerëzit e Jugut në Shtetet e Bashkuara ndjeheshin të fyer ngase afrikanët dikur të skllavëruar donin të largoheshin nga jugu për kullota më të gjelbërta në veri, ndaj ata thoshin “por ne ju kemi trajtuar si familjar”Do të ishte një detyrë e vështirë për të gjetur numër të barabartë afrikanësh të skllavëruar dhe numër po aq të barabartë të padronëve që kanë skllavëruar anëtarët e familjeve të tyre. Arsyetimi është po aq absurd sa është i pasinqertë. Çdo qenie njerëzore, që në lindje, e ka të rrënjosur dëshirën për të qenë i lirë nga çdo formë e margjinalizimit qoftë pasardhësit e afrikanëve të skllavëruar apo të shqiptarëve etnikë. Gjetja e zërit është çelësi për çlirimin e shpirtit pa marrë parasysh situatën tënde. Gjeje zërin tënd Ulqin!

I detyrohem mirënjohje ekipit të OJQ “NewHorizon” për koordinimin e një vizite të përsosur në Ulqin: Nazif dhe Minire Veliq dhe Renata. Falenderim të veçantë për Silvijen, Edinën dhe Sabinën.

Unë i jam përjetësisht mirënjohëse Misionit Diplomatik në Mal të Zi nën udhëheqjen e Shkëlqesisë së Saj, Ambasadores Sue K. Brown, për të cilën kam dashuri të thellë, si dhe diplomaten Sunshine Ison dhe atasheun për kulturë, Bernard Çobaj, i cili siguroi që çdo gjë të zhvillohej si duhet.

Ne kemi më shumë gjëra të përbashkëta, se që kemi dallime dhe vizita ime në Ulqin dëshmoi edhe një herë se bota është një vend shumë i vogël dhe fatet tona janë të lidhura që nga koha kur Mbretëresha Hatshepsut dërgoi misionin e parë tregtar me paraardhësit e saj të lashtë në Etiopi për të mbjellur farën e komunitetit të globalizuar në të cilin jetojmë sot. Si qytetarë të botës, ne duhet të gjejmë mënyra për të përqafuar njëri-tjetrin si familje e zgjeruar njerëzore, po qoftë edhe një nga një.

One comment

  1. silverin,asht dasht me e njaftu me kyt harapeshen e amerikes…cka thot kja qe kta lapushat ton jan sudanca…u be banj qi jan prej etiopje

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top