Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

PD: ASTRIT HOXHA KANDIDAT PËR NËNKRYETAR TË KOMUNËS

Partia demokratikeFunksionari i Partisë Demokratike (PD) Astrit Hoxha do të jetë kandidat i kësaj parti, gjegjësisht i Koalicionit “Zgjohu Ulqin” për nënkryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Këtë vendim e solli Kryesia e PD-së në mbledhjen e cila u mbajt të enjten.

Poashtu u caktuan përfaqësuesit e kësaj parti të cilët do të mbulojnë pozitat udhëheqëse të cilat i takuan kësaj liste zgjedhore sipas marrëveshjes së koalicionit për ushtrimin e pushtetit në vetëqeverisjen vendore.

Bëhet fjalë për funksionet e drejtorit të Organizatës Turistike dhe Ndërmarrjes Publike për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave, shefin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Policisë Komunale, si dhe sekretarëve për mbrojtjen e pasurisë dhe atë të ekonomisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top