Wednesday , April 26 2017
Lajmi i fundit

PD: CUNGU E KA FYER DHE NËNÇMUAR PRESIDENTIN NISHANI, KA PËRGJEGJËSI POLITIKE DHE MORALE

Partia demokratike, Demokratska partijaPartia Demokratike, si parti nacionale, e ka mbështetur propozimin e kryetarit aktual të Komunës së Ulqinit dhe liderit të Forcës Nazif Cungu që Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani të shpallet Qytetar Nderi i Ulqinit. Këtë e kemi deklaruar megjithëse që atëherë e kemi ditur se bëhet fjalë për veprim politik dhe të pasinqertë, të ndërmarrë nga inati.

Tani kur është e qartë se z. Nishani nuk do të jetë Qytetar Nderi i komunës tonë, Cungu ngre supet dhe përpiqet të fshihet – pas procedurës.

Por kjo nuk do të jetë e mundur. Sepse, Cungu e ka ditur procedurën, nuk ka konsultuar askënd, ka bërë çdo gjë fshehurazi, prandaj e gjithë përgjegjësia për këtë turp i përket atij. Ekziston mundësia që Cungu deri më 1 prill të sjellë vetë vendimin që z. Nishani ta shpallë Qytetar Nderi. Megjithëse, duke ditur se bëhet fjalë për personin që më të ëmbël ka kolltukun e tij dhe interesin e tij personal se integritetin e Presidentit të Shqipërisë, jemi të sigurt se ai nuk do ta bëjë këtë.

Besojmë se në këtë mënyrë, si lideri i Forcës, askush nuk e ka fyer e nënçmuar institucioni dhe presidentin z. Nishani, edhe atë në fund të mandatit të këtij njeriu të ndershëm.

Për shkak të këtij skandali Cungu mban pergjegjësi politike dhe morale.

One comment

  1. Cungu e ka diftu X her se aj nuk ka hater per kerken perpos vejdit edhe pijonave ai i ka per rreth. President Nishani isht i nderumon, i nserumon me vet faktin se isht kryetat i shtetit te Shqiptareve. Ka vler ku titull shim ma shum se nji qytetar nderi i nje komune cilen e drejtoj karaktera politik me moral 0.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top