Në Pallatin e Brigadave në Tiranë u zhvillua pritja shtetërore e organizuar nga presidenti Ilir Meta me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe ambasadorë dhe personalitete të huaja të ftuara për festat e flamurit.
Nga Partia demokratike njoftuan se në këtë solemnitet ishte edhe delegacioni i lartë i kësaj partie në krye me liderin Fatmir Gjeka dhe zëvëndësin Gëzim Hajdinaga.