Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

PD: GJEKA DHE HAJDINAGA BISEDUAN ME VESELIN DHE KURTIN

IMG-3d0c95a0a301ca7b186465578c9d88a2-VPartia demokratike ka njoftuar se delegacioni i kësaj parti të cilën e drejtonin lideri Fatmir Gjeka, zëvendësi i tij Gëzim Hajdinaga dhe sekretari gjeneral Haxhi Sulejmani përfunduan të enjten vizitën zyrtare në Kosovë.

Ditën e dytë të vizitës ato biseduan me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veselin dhe drejtuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymerin dhe Albin Kurtin.

Të mërkurën u takuan me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, zëvendësit e tij Fatmir Limajn dhe Enver Hoxhën, si dhe ministrin e arsimit Shyqyri Bytyqin.

“Me kënaqësi theksojmë që në tërë këto bisedime me zyrtarët shtetëror dhe politik në Kosovë kemi hasur respektim të plotë të politikës të cilën e zbaton partia e jonë”, shtohet në kumtesën e PD-së.

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    Edhe Fatmir Limaj qenka ne kryesi te Kosoves!!!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top