Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

PD: HAJDINAGA DO TË UDHËHEQË LISTEN TONË NË ZGJEDHJE

Kumtësë për opinion e Partisë demokratike:

Partia demokratikeDuke u nisur nga fakti se shqiptarët, më së shumti me faj të vet, janë defaktorizuar politikisht në Mal të Zi, dhe se gjendja ekonomiko-sociale në hapësirat ku ata jetojnë çdo ditë e më keq;

të bindur se vetëm me bashkim të mirëfilltë mund të përmirësohet pozita e tyre e përgjithshme dhe të realizohen të drejtat e tyre të siguruara me Kushtetutë;

duke vlerësuar se këtë mund ta arrijnë ata të cilët me rezultatet e deritanishme kanë vërtetuar se punojnë në interesin e bashkësisë sone, e jo për interesa personale e partiake;

Partia Demokratike, javëve që kaluan ka bërë negociata të frytshme me një numër të konsiderueshem të subjektëve politike rreth realizimit të qellimeve të përbashkëta në interes të shqiptarëve dhe daljen e përbashkët në zgjedhjet që po afrohen.

Jemi të bindur se do të jemi në koalicion me partnerët e deritanishëm në nivel lokal, si dhe me grupet tjera politike relevante nga Malësia, Plava, Gucia dhe Rozhaja.

Gjithëashtu, me kënaqësi informojmë opinionin e gjërë, që një grup i shquar i aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të lire nga Ulqini dhe nga viset tjera ku jetojnë shqiptarët, në krye me ish ministrin e Qeverisë së Malit të Zi dhe ish kryetarin e komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, i është bashkangjitur Partisë Demokratike (PD).

Në mbledhjen e Këshillit qendror, e cila u mbajt të premten dhe të cilën e ka udhëhequr lideri Fatmir Gjeka, është vendosur që z. Hajdinaga të jetë në krye të listës në zgjedhjet parlamentare në tetor.

Jemi të sigurtë se kjo listë të cilën do ta udheheqë Hajdinaga, si njeri i cili për më së një dekadë ka qënë inicues dhe realizues i shumë projektëve më vlerë për shqiptarët, do të fitojë votën e tyre dhe do t’i përfaqësojë me dinjitet në Parlamentin e Malit të Zi.

 

Sherbimi informativ i PD-së

One comment

  1. Tani e keni kalbë lonopin, me Gimin me kry? Skorc e hollë!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top