Thursday , April 26 2018
Lajmi i fundit

PD nis fushatën: PRESIM REZULTAT TË MIRË ME 4 SHKURT

Partia demokratikePD e fillon fushatën me elan të fuqishëm, program të plotësuar dhe ide e njerëz të rinj. Dëshirojmë që në skenën politike dhe në skenën e përgjithshme shoqërore të sjellim cilësi të re, t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve tonë dhe potencialeve të tërë komunës tonë. Ky është obligimi ynë qytetar dhe nacional.

Mendojmë se ne, si parti e cila për dhjetë ditë do të kremtojë 6-vjetorin e themelimit, kemi përvojë më të madhe, kemi ndërtuar raporte të mira me shumicën e partive me të cilat do të jemi në pushtet pas këtyre zgjedhjeve.

Për këtë arsye fushata jonë do të jetë e orientuar kah e ardhmja, shanset që janë para nesh e që ka kush t’i shfrytëzojë. Këtu para së gjithash mendojmë për turizmin dhe bujqësinë, si degë kryesore të zhvillimit, funksionim më të mirë të qeverisjes lokale si servis i qytetarëve, ambient më të volitshëm për të gjithë sipërmarrësit, që për pasojë do të ketë rritjen e shkallës së punësimit, standard më të lartë jetësor, administratë më të mirë dhe shërbime qytetare të fuqishme.

Këto janë pikat ku bazohet programi ynë i inovuar, të cilin do ta publikojmë për opinionin e gjerë ditët e ardhshme. Këtë dokument e kanë hartuar anëtarët e partisë tonë me titujt më të lartë akademikë duke u konsultuar me ekspertë nga fusha të veçanta në komunën tonë.

Jemi të bindur se bëhet fjalë për një program shumë kualitativ dhe një varg idesh të mira. Si PD nuk i kemi vendosur kurrë interesat personale para interesave të përgjithshme dhe jemi të bindur se qytetarët e vërejnë këtë. Të tilla janë informacionet e marra nga terreni.

Për çdo ditë takohemi me dhjetëra njerëz dhe kemi shumë anëtarë të rinj. E gjithë kjo na jep motiv shtesë që në fushatë të hyjmë me shumë elan, të punojmë shumë, të ndërtojmë urat e bashkëpunimit dhe unitetit dhe në këtë e bazojmë rezultatin e mirë zgjedhor që do ta arrijmë më 4 shkurt.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top