Monday , December 16 2019
Lajmi i fundit

PD për djegien e flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës: AKT PRIMITIV DHE ANTICIVILIZUES

Partia demokratike, Demokratska partijaPartia demokratike e Fatmir Gjekës ka vlerësuar se djegia e flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë paraqet akt primitiv dhe anticivilizues.

“Besuam që këto veprime të turpshme janë larg pas nesh. Për fat të keq, nuk kishim të drejt, sepse edhe ky rast tregon që akoma ekzistojnë ato të cilëve nuk i konvenon bashkëpunimi dhe miqësia në regjionin tonë”, thanë nga kjo parti.

Shprehet kënaqësia me reagimin e shpejt të Ministrisë së punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Malit të Zi, si dhe të disa partive.

“Kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë të gjejnë keqbërësit dhe t’i dënojnë në mënyrë adekuate”, shtojnë nga PD-ja.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top