Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

PD: PËRKRAHIM PROPOZIMIN QË SHTAJNAKER TË BËHET QYTETARE NDERI

Met Gjoni, Met DjoniPropozimi i ambasadores gjermane, Gudrun Steinacker per qytetare nderi te Ulqinit e vlersoj si shume te qelluar. Pa angazhimin e kesaj zonje kurr nuk do te ishte marr kaq seriozisht mbrojtja e kripores se Ulqinit. Kjo arrijtje nuk ishte e lehte. Jo se ishte dileme se a duhet apo jo te mbrohet Kriporja, por lufta ishte se si te ndaloheshin ujqit qe ishin versual te grabitnin kete pasuri natyrore.

A e keni pyetur vehten se si u fitua mbeshtetja e saj? Kush e animoi ambasadoren per nje mbeshtetje kaq te forte? Disa e dine, por dua te njoftoj se merita per kete mbeshtetje i takon zonjushes Zenepe Lika e cila diti aqe bindshem te animoi korin diplomatik ne Mal te Zi ne pengimin e realizimit te planeve grabitqare.

Dua ketu te permend edhe rolin qe luajti edhe Qendra per mbrojtjen dhe vezhgimin e zogjeve ne krye me z. Darko Saveliq, sepse duhet te jemi te sinqerte se zogjet e shpetuan Kriporen se per prodhim te kripes i ishte vu vula qe ne vitet 90 te shekullit te kaluar, kur u shkatrrua nje prej fabrikave me te medha ne bregdetin adriatik. Per kete perkrah per shpallje e qytetare nderi ambasadorës gjermane dhe propozoj qe nga nje mirnjohje zonjës Lika dhe z. Saveljiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top