Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

PD: PËRSHËNDESIM NËNSHKRIMIN E KONTRATËS PËR NDËRTIMIN E AKVA PARKUT

Partia demokratikePartia Demokratike (PD) përshëndeti nënshkrimin e Kontratës për Ndërtimin e Akva Parkut në mes Komunës së Ulqinit dhe konsorciumit të cilin e drejton kompania e njohur turke Polin.

“Jemi të bindur që fillimi i sigurt i punës së një nga akva parqet më të mëdha në këtë pjesë të Evropës në sezonin e ardhshëm do të pasurojë ofertën turistike dhe do të rrisë numrin e turistëve dhe vizitorëve në rivierën e Ulqinit. Do të jetë ky një impuls i fuqishëm për tërë ekonominë”, thanë nga kjo parti nacionale shqiptare.

Siç shtohet, sikur të ishte më shumë vendosmëri dhe vizion, Ulqini do të mund të kishte akva parkun para plotë pesë vitesh.

“Por, jemi këtu ku jemi. Shpresojmë që më në fund lam pas kohën e apatisë dhe të pavendosmërisë. Po hyjmë në fazën e re: na nevojitet klima e volitshme investuese, më shumë investime, vende të reja të punës, paga më të larta. Na nevojitet që, në interes personal, më shpejt të sjellim vendime. Ky është detyra kyçe programore e koalicionit qeverisës pjesë e të cilit jemi në komunën tonë”, pohojnë nga Partia Demokratike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top