Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

PD: TË VAZHDOHET SEANCA PËR NISHANIN

Partia demokratike, Demokratska partijaPartia Demokratike ka deklaruar publikisht se do të përkrahë propozimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu, që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, të shpallet Qytetar Nderi i Ulqinit.

Tani ju bëjmë thirrje publike atyre që vendosin që të vazhdojë mbledhja e Kuvendit të Komunës e cila është në rrjedhë e sipër në mënyrë që e gjithë kjo procedurë të kryejë deri në Ditën e Ulqinit.

Lajmi se z. Nishani është propozuar për Titullin “Qytetar Nderi” të Ulqinit është publikuar në të gjitha mediat në Shqipëri dhe Kosovë. Z. Nishani është autoritet të cilin e respektojnë të gjithë shqiptarët, person i paqes dhe i tolerancës, njeri i cili gjatë vizitës së tij në Ulqin i ka dhuruar Bibliotekës së Qytetit 3000 libra. Prandaj është obligim i yni që të jemi maksimalisht të përgjegjshëm ndaj tij.

Në qoftë se Nishani më 1 prill nuk do të shpallet “Qytetar Nderi”, çfarë nuk dëshirojmë të besojmë, ky do të ishte një turp i rëndë për propozuesin e iniciativës, por edhe për institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, respektivisht për shtetin tonë amë.

Si parti nacionale, Partia Demokratike konsideron se kjo do të ishte po ashtu njollë për shqiptarët në Ulqin dhe në Mal të Zi, prandaj bën thirrje për marrjen e hapave konkretë për realizimin e kësaj iniciative.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top