Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

PD: VENDIME TË MENÇURA TË PDS-SË, TË PUNOHET NË INTERES TË QYTETARËVE

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaPartia Demokratike përshëndet dhe i vlerëson të mençura dhe në interesin shtetëror konkluzionet e miratuara mbrëmë nga kryesia e PDS në lidhje me situatën politike në Ulqin.

Vlerësojmë që dialogu i hapur dhe i gjere janë mënyra më e mirë që të dilet nga ngërçi politik, e në të cilin u soll pushteti lokal sipas sjelljeve të papërgjegjshme të partnerit të koalicionit – Forca e re Demokratike.

PD vlerëson se për momentin është me së e nevojshme që dhe aktoret tjerë të skenës politike në nivel lokal të dëshmojnë pjekurinë dhe përgjegjësinë e duhur ndaj qytetarëve të Ulqinit.

Kjo para së gjithash nënkupton nxjerrjen e vendimeve të Kuvendit te komunës që janë të rëndësishme për funksionimin e qeverisjes lokale si dhe të të punësuarve në organet e pushtetit dhe institucionet e tij.

Në pajtim me këtë ne do të drejtojmë sjelljet tona në periudhën në vazhdim duke shtuar kontaktet me të gjithë aktoret e jetës politike në Komunën e Ulqinit.

One comment

  1. FAkt qe DPS mendon mençur per vehten e jo per popullin e Ulqinit. Atyre ju nevojietet tani, perseri , perkrahja nga te gjithë shqiptaret, Per kete perkrahje do ti jap shqiptareve brrylin, si gjithemone.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top