Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

PD: ZGJEROHET KËSHILLI QENDROR, TË PREMTEN MBLEDHJA E RE

Partia demokratike, Demokratska partijaAli Kasmi, Jusuf Elezaga dhe Xhelal Dervishi janë anëtarë të ri të Këshillit qendror të Partisë demokratike, një zëri u vendos në mbledhjen e këtij trup e cila u mbajt të hënën në Ulqin.

Pritet që të premten të mbahet mbledhja e re e Këshillit qendror kur do të zgjidhen nënkryetarët, 11 anëtarë të Kryesisë, sekretari gjeneral dhe organizativ, si dhe Këshilli politik i kësaj parti.

Është paraparë që PD të formojë nëntë këshille: për arsim, për shëndetësi dhe politik sociale, për financa dhe ekonomi, për kulturë dhe sport, për rregullim hapësinor dhe mbrotje të mjedisit, për bujqësi, për çështje juridike, për turizëm dhe për informim.

Lideri i PD-së Fatmir Gjeka dhe zëvendësi i tij Gzim Hajdinaga janë zgjedhur në këto funksione në prill të këtij viti, në Kongresin e dytë të partisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top