Tuesday , May 22 2018
Lajmi i fundit

PD: “ZGJOHU ULQIN” LISTA ME TË CILËN DUHET TË GJITHË TË LLOGARISIN

Partia demokratikePartia Demokratike ka deklaruar se është e kënaqur që me partnerët e saj tradicionalë, Lëvizjen Qytetare “Perspektiva” dhe Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, ka lidhur koalicion dhe me listën zgjedhore “Zgjohu Ulqin” do të marrë pjesë në këto zgjedhje lokale.

“Koalicioni ynë ka funksionuar shkëlqyeshëm edhe në katër vitet e kaluara. Jemi të bindur se kështu do të jetë edhe në të ardhmen dhe që jemi forcë në të cilën duhet të llogarisin të gjithë. Ne do të zhvillojmë fushatë pozitive dhe votuesve do t’u ofrojmë program katërvjeçar kualitativ”, thonë në këtë parti.

Theksohet se kjo është me rëndësi nëse dihet se të gjitha partitë tjera shqiptare garojnë vetëm dhe kjo do të sjellë derdhjen e votave.

“Që koalicionet janë shenjë e pjekurisë politike tregon edhe fakti se në Beranë, ku zgjedhjet lokale mbahen po ashtu më 4 shkurt, nga gjashtë lista të dorëzuara, gjysmën e përbëjnë koalicionet”, shtojnë nga PD.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top