Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

PDS dhe Forca: NUK KA NEVOJË PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME LOKALE

KoalicioniDrejtuesit e Partisë demokratike të socialistëve dhe Forcës së re demokratike kanë vlerësuar se nuk ekziston nevoja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale në Ulqin.

Ato në këtë mënyrë e kanë hedh poshtë mendimin e liderit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka që për shkak të problemeve në funksionimit të pushtetit lokal do të ishte e dobishme që të shpallen zgjedhjet lokale.

“Pushteti në Ulqin është stabil, çdo gjë është në rregull dhe funksionon siç duhet. Gjeka nuk vendos për zgjedhje kështu që ato nuk do të ndodhin”, tha për “Dan” kryetari i Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq.

Qëndrim të ngjashëm për këtë gazetë deklaroi edhe lideri i Forcës Nazif Cungu. Ai tha se pushteti lokal funksionon mirë. “Jemi të kënaqur me marrëdhëniet dhe respektin e ndërsjellë. Kuvendi funksionon, konsolidimi është në vijim”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top