Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

PDS (DPS): SOT FILLOJMË NEGOCIATAT

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitPartia demokratike e socialistëve ka deklaruar që sot do të filloi negociatat për formimin e pushtetit lokal në Ulqin. Shef i skuadrës negociuese dhe kryetari i Këshillit komunal të kësaj parti Loro Nrekiq ka deklaruar që negociatat së pari do të fillojnë me Unionin Demokratik të Shqiptarëve, e pastaj me partitë tjera sipas numrit të mandateve: Forcën, koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Partinë socialdemokrate.

Sipas fjalëve të tija, është gati dhe platforma për negociata. “Funksioni i kryetarit të komunës nuk është i negociueshëm, sepse i takon PDS-së (DPS). Për të tjerat do të negociojmë”, tha Nrekiq.

Këto negociata, përndryshe, do ti koordinoj nënkryetari i PDS-së Svetozar Maroviq dhe anëtarja e Kryesisë përgjegjëse për Ulqin dr Sanja Vllahoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top