Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

PDS – Forca: TË MËRKURËN NËNSHKRUAJNË ANEKSIN E MARRËVESHJES SË KOALICIONIT

Nazif Cungu, Koalicija,Kryetari i Partisë demokratike të socialistëve Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu do të nënshkruajnë nesër Aneksin e marrëveshjes së koalicionit të këtyre dy partive, njoftohet nga PDS-ja.

Siç është lajmëruar nga PDS-ja, marrëveshja do të nënshkruhet në ndërtesën e vjetër të Qeverisë.

Portali Analitika përkujton se PDS-ja dhe Forca kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për kryerjen e pushtetit në nivel shtetëror mbas zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2012, ndërsa nga Forca deklaronin se nuk janë të kënaqur me shpejtësinë e realizimit të saj.

Drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq ka thënë se partia e tij do të ketë bisedime me të gjithë partitë nacionale shqiptare.

3 comments

  1. ca esht kjo mar ?!?!?
    cfar aneks marrveshje edhe 6 muj jan zgjedhjet tjera! ata ca nuk realizut per 3 vjet tashi doni me kry per dy tre muj.
    ikni mor genjeshtar te mjer se asnigje nuk bet per ulqinin. i bet nder vetem partis boshnjake qe ja pa hajrin me poste dhe punsime.

    • Kjo politik u shfaq edhe sot. pa asnji shqiptar, madje as pa partneret e koalicionit nga 2012. Edhe ato i tradhtuan.

  2. LARG-NGA-ULQINI

    Te gjithe jeni me DPS. Nuk keni faj se ma se 20 vjete ju mashtron. Me falni, ju mashtroni popullin se juve nuk ju mungon asgje!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top